Një drejtues automjeti u filmua duke kryer parakalim të rrezikshëm në urën e Vashës, Dibër, ndërsa një tjetër gjatë një manovre të ngjashme brenda tunelit të Murrizit.
Pas marrjes së këtyre materialeve, Policia Rrugore e Dibrës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.
Nga verifikimet u konfirmua se drejtuesit e automjeteve janë shtetasi R.S., banues në Klos, dhe shtetasja V.M., nga Tirana.
Shtetasi R.S. u gjobit me 10 mijë lekë për shkeljen e kryer, ndërsa shtetasja V.M. mori një gjobë prej 20 mijë lekësh dhe iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore e Dibrës u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të denoncojnë raste të tilla, duke garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.