Ndonëse pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin prezent në të njëjtin vend, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, një person i dyshuar për trafikim të fëmijëve, është parë të martën teksa ju rregullonte vendin fëmijëve që të kërkonin lëmoshë.
Në fotografitë e siguruara nga Syri Kosova, shihet personi i dyshuar i moshës mesatare me njërin prej fëmijëve që kishte “mbaruar punën” duke kërkuar lëmosh duke ia rregulluar vendin fëmijës tjetër për të qëndruar aty.
Teksa, fëmijën tjetër e bën “gati për punë”, për të kërkuar lëmoshë nga njerëzit që kalojnë në shesh, ai është parë të largohet në drejtim të panjohur.
E, policia e Kosovës pavarësisht prezencës së tyre, ka heshtuar ndaj këtij rasti duke mos reaguar për personin e dyshuar, si trafikant.
Për më shumë shikoni fotografitë më poshtë.