Papa Leo mirëpret armëpushimin me Iranin, bën thirrje për dialog
dp

Lexo edheZemaj kërkon sqarime nga Hoti për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Papa Leo XIV ka mirëpritur me “kënaqësi” shpalljen e armëpushimit dyjavor në luftën me Iranin, raporton CNN.
Gjatë një fjalimi në Vatikan, ai ka theksuar se ndërprerja e luftimeve përfaqëson një “shenjë shprese” dhe një mundësi për rikthim te dialogu diplomatik.
“Vetëm përmes negociatave mund të përfundojë lufta. Kjo periudhë duhet të shfrytëzohet për diplomaci dhe reflektim, me shpresën që dialogu të ndihmojë edhe në zgjidhjen e konflikteve të tjera në botë”, u shpreh ai.

Lexo edheZemaj kërkon sqarime nga Hoti për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”
Papa, i cili ka qenë kritik ndaj luftës, kishte dënuar një ditë më parë edhe kërcënimet ndaj popullit iranian, duke i cilësuar ato si “tërësisht të papranueshme’’.