Papa Françesku dhuron 100 mijë euro për Shqipërinë
01

Lexo edheEdi Rama me falënderim të veçantë: Rrofsh e qofsh o Behgjet Pacolli

Tërmeti i fuqishëm shënon tragjedinë më të madhe për Shqipërinë.
Deri më tani janë konfirmuar 41 viktima dhe mijëra banorë kanë mbetur në qiell të hapur, nuk ka munguar as solidariteti.
Kreu i Kishës Katolike Botërore Papa Françesku konfirmon se Vatikani do të dhurojë 100 mijë euro për popullin shqiptar, i cili po përballet me katastrofën më të rëndë humanitare dhe natyrore prej gati 40 vitesh.

Lexo edheEdi Rama me falënderim të veçantë: Rrofsh e qofsh o Behgjet Pacolli
‘’Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë janë për të ndihmuar popullin shqiptar’’, shprehet Papa Françesku në një shënim të publikuar nga buletini i Vatikanit, shkruan Abc News.al përcjellë Klan Kosova.
“Ati i Shenjtë – shpjegon shënimi – dëshiron të shprehë në këtë mënyrë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura”.