Panikoset Arban Abrashi, anulon përballjen televizive kundër Shpend Ahmetit

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka njoftuar se Arban Abrashi, kundërkandidat i Shpend Ahmetit në balotazh për Prishtinën, ka anuluar debatin e planifikuar për nesër.
Sipas Sejdiut, ishte paraparë disa ditë më parë që debati të mbahej në emisionin “Interaktiv”, por sonte është paralajmëruar mospjesëmarrja e Abrashit, shkruan Periskopi.
Sejdiu tha se kur në debate merrnin pjesë 6 kandidatët, “argatin” Abrashit ia bënte Lirak Çelaj, ndërsa tash po arsyetohet për t’i ikur debatit.
Njoftimi i plotë nga Sejdiu:
Debati i parë në mes të Shpendit dhe LDK ka qenë i planifikuar për nesër në Interaktiv. Debati i parë është konfirmuar qe disa ditë. Sonte na lajmëruan se pala tjetër ka anuluar pjesëmarrjen.
Lexo edheGani Geci publikon lajmin për urdhrin që u dha për ta vrarë atë!
Perderisa ia bënte Liraku argatin në debate ky kunderkandidati vinte, tash në përballje me Shpendin po arsyetohet dhe po i ik debatit.
Shpendi nuk largohej përballë 6 kundështarëve. Shpendi ballafaqohej me të gjithë sepse puna jonë është me mendje dhe me zemër për Prishtinën.
Shpendi #meZemë














