back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëPanik në qiellin e Zvicrës

Panik në qiellin e Zvicrës

Të ngjajshme

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Ter Stegen i lënduar, a do të kthehet Neuer në Kombëtaren gjermane?

Lëndimi i ri i Marc-André ter Stegen ka ndezur...

Këta janë deputetët që nxunë ulëset e Kuvendit për herë të parë

Kuvendi i Kosovës u konstitua të mërkurën, pasi deputetët...

Gjykata refuzon propozimin e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj 9 kryesuesve në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë...

Gjykata merr vendim për nëntë personat e dyshuar për keqpërdorim të votave në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, në seancën dëgjimore të mbajtur...

Një avion presidencial rus që transportonte gazetarë, u ndoq përgjatë gjithë rrugës që përshkoi në qiellin e Zvicrës nga avionë luftarakë, në mesin e tensioneve mes Vladimir Putin dhe pjesës tjetër të Europës.

Një prej pasagjerëve i cili ndodhej në avionin rus, që ishte nisur drejt Perusë, realizoi një video ku tregoheshin avionët e vegjël ushtarakë zvicerianë që fluturonin krah tyre.

avioni2

Andrey Kelsnikoc, botuesi i revistës “Russian Pioneer” shkruajti në Facebook: “Po fluturojmë mbi Zvicër. Në një pikë të caktuar, avioni me delegacionin dhe gazetarët po bllokohet nga të treja anët nga avionët e vegjël luftarakë”.

Pavarësisht frikës se avioni rus mund të detyrohej të bënte një ulje të paparashikuar, xhetët zvicerian u larguan vetëm kur avioni mbërriti në kufi.

avioni3

Kohët e fundit ka patur një rritje të prezencës ushtarake në Europën Lindore. Aleanca me presidentin sirian Bashar al – Assad dhe tregimi i forcës mbi aftësitë bërthamore nga Rusia ka bërë që kontinenti të jetë në alertë.

Sot u njoftua se Putin testoi një raketë supersonike që mund të arrijë Britaninë e Madhe në vetëm 13 minuta./tvklan.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz