back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePandeli Majko në Kosovë: T’i hapim kufijtë me 1 janar 2018

Pandeli Majko në Kosovë: T’i hapim kufijtë me 1 janar 2018

Të ngjajshme

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt...

Moti mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon për të martën...

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohen se dëmtuan varrezat

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë...

Fejohet për herë të tretë djali i Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se djali...

Pandeli Majko gëzon respekt të theksuar mes shqiptarëve të Kosovës dhe këtë respekt e ka forcuar sonte kur në një fjalim të tij në Prishtinë ka ftuar kosovarët që t’i hapin kufijtë mes dy shteteve shqiptare.

Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se atë botë, kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen dokumente as tani.

“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufjitë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit aktual, Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Fjalimi i Majkos, tash ministër i Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufijve, është pritur me ovacione të mëdha në sallë.

Pos Majkos, në këtë organizim kanë mbajtur fjalime edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./Klankosova

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz