BallinaKulturëPanairi i 19 i Librit në Prishtinë, 6-11 qershor

Panairi i 19 i Librit në Prishtinë, 6-11 qershor

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Panairi i 19-të do të mbahet nga 6-11 qershor 2017 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shkruan KultPlus. “Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar, në prag të jubileut të 20-të, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Sipas këtij njoftimi mësohet se në këtë edicion do të shënohet 600-vjetori i lindjes së Pal Engjëllit; 300-vjetori i lindjes së Françesk Avatit;220-vjetori i lindjes së Naum Veçilharxhit; 160-vjetori i lindjes së Visar Dodanit; 150-vjetori i lindjes së Mati Logorecit; 120-vjetori i lindjes së Shime Deshpalit; 110-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit; 100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit; 100-vjetori i lindjes së Sotir Cacit; 100-vjetori i lindjes së Ndue Bytyçit; – 100-vjetori i lindjes së Heinrich Böll; 100-vjetori i lindjes së Sidney Sheldon; 100-vjetori i lindjes së Robert Loëell; 100-vjetori i lindjes së Huan Rulfo; 80-vjetori i lindjes së Anton Pashkut; 80-vjetori i lindjes së Ali Sutajt dhe 30-vjetori i vdekjes së Lasgush Poradecit

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit, kurse edhe sivjet do të ndahen cmimet për shkrimtari i vitit (letërsi shqipe; shkrimtari i vitit (letërsi e huaj) dhe stenda më e vizituar. Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Në këtë vit do të prezantohen rreth 1100-1200 tituj të rinj, kurse numri i titujve të viteve të fundit shkon deri në rreth 4000.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz