BallinaLajmePamjet nga sateliti tregojnë fuqinë e tërmetit në Kroaci, toka lëvizi për...

Pamjet nga sateliti tregojnë fuqinë e tërmetit në Kroaci, toka lëvizi për më shumë se 10cm

Të ngjajshme

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

40-50 milionë euro… Ky do të jetë buxheti i Interit për merkaton e verës

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e Interit tashmë kanë...

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës: Mbyllen përkohësisht hyrje/daljet e reja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se...

Pamjet nga sateliti, të publikuara në kombinim me analiza, kanë treguar se sipërfaqja në Petrinjë të Kroacisë ka rënë për 10 centimetra si pasojë e tërmetit shkatërrues.

“Pamjet nga sateliti tregojnë shkallën e plotë të katastrofës. Në krahasim me pamjet e kapura më 18 dhjetor, ato të 30 dhjetorit tregojnë se perëndimi i Petrinjës iu afrua satelitit për 44 centimetra në pjesët e theksuara, ndërsa vetë toka në Petrinjë përjetoi rënie (u largua nga sateliti) për 10 deri 30 centimetra”, ka shkruar në Facebook, Alen Berta, inxhinier që merret me mbikëqyrje planetare.

Sipas tij, pamjet tregojnë se edhe territore të tjera përreth kanë pësuar lëvizje disa centimetërshe, që ishte fatale për shumë shtëpi.

Ditëve të fundit janë regjistruar disa lëkundje të fuqishme të tokës në Kroaci. Tërmeti më i madh ishte ai i së martës, kur u regjistrua me magnitudë 6.3 shkallës, e që për pasojë vdiqën shtatë persona dhe u shkatërrua numër i madh objektesh e rrugësh. Gjatë orëve të para të së premtes u regjistruan dy tërmete 3.2 dhe 3.1 sipas shkallës Rihter, bëjnë të ditur mediat kroate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz