Pak ditë më parë në media u bë publike historia e trishtë e Bledarit dhe Enkeleidës, nga fshati Poloskë i Devollit.
Çifti jetojnë në kushte të vështira ndërsa sëmundja po i mposht dita ditës. Në mëshirë të fatit është edhe djali i tyre vetëm 7 vjeç, Juliani për të cilin ata nuk kujdesen dot.
Ndërkohë, mbrëmë, ata e kanë kaluar natën në spitalin e Korçës. Është gazetarja, Ledjona Xheladinaj e cila e ka ndarë shqetësimin në rrjetet sociale.
Gazetarja bën apel për ndihmë, ndërsa thekson se ndonëse ka shumë ditë që historia e tyre është bërë publike, deri më tani nuk ka asnjë vepër.
Mesazhi i gazetares:
Reagimi dhe nderhyrja e instancave perkatese duhet te jete URGJENTE!
Enkeleida dhe Bledari , te dy te semure kane kaluar naten ne spitalin e Korces. A mundet nje femije vetem 7 vjec te kaloje naten ne ambjente ku eshte i kercenuar nga mijera mikrobe??? Sigurisht qe jo! Por te vetmit qe ka ne kete bote jane dy prinderit e tij. Te semure rende ndersa pamjet flasin vet.
Menjehere pas publikimit te rastit premtimet kane qene te shumta! Veprat aspak!
Lexo edheGjasat për koalicionin LDK-VV: Përgjigjet Arben Gashi

















