Pamje trishtuese e punëtorëve shqiptarë: Me celularë në dorë e kokë e këmbë të gjakosur, ja pamje të punëtorëve të mbijetuar
01

Lexo edheNdahet nga jeta gazetari i njohur

2 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik nga shembja e skelës në një pallat në Tiranë. Report Tv sjell foto nga punëtorët e mbijetuar nga shembja e skelës së një pallati në rikonstruksion. Ata kanë marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.
Njëri prej tyre shihet i shtrirë poshtë pallatit, ndërsa në duar mbanë telefonin celular. Ai ka dëmtime të dukshme në këmbë. Ndërkohë që një punëtor tjetër është i gjakosur në kokë.
Në një video të siguaruar nga Report Tv, shihet edhe vendi se ku kanë rënë skelat dhe rrënojat prej nga ku u nxorrën të pajetë dy punëtorë.

Lexo edheNdahet nga jeta gazetari i njohur