BallinaBotëPamje të tmerrshme nga bombardimi i tankeve dhe kundërajrorëve mes Armenisë e...

Pamje të tmerrshme nga bombardimi i tankeve dhe kundërajrorëve mes Armenisë e Azerbajxhanit

Të ngjajshme

Ky është çmimi i naftës, benzinës dhe gasit sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta mbetet 1.61 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet...

“Derby della Capitale”, këto janë formacionet

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Olta ‘trazon’ rrjetin, shfaqet pa të brendshme në publik

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Konflikti i armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, i cili filloi në fundjavë, po vazhdon edhe të hënën. Palët kanë publikuar pamje të bombardimit të caqeve të armikut, ku shihet shkatërrimi i tankeve dhe sistemeve kundërajrore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pranoi se ushtria e vendit të tij ka pësuar humbje gjatë luftimeve në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabakut, i cili kontrollohet nga armenët, por ndërkombëtarisht njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

 

Armenia pretendon se i ka rrëzuar dy helikopterë të forcave azere dhe i ka goditur me artileri dy tanke të armikut, por një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Nuk dihet saktësisht si filloi përleshja e fundjavës, që është më e rënda nga korriku i këtij viti, kur 16 ushtarë u vranë nga radhët e të dyja palëve.

Konflikti mes këtyre dy vendeve e ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak se nëpër këtë rajon kalojnë naftësjellësit dhe gazsjellësit që e furnizojnë Evropën nga burimet në Detin Kaspik.

Kombet e Bashkuara dhe fuqitë e mëdha u kanë bërë thirrje palëve që t’i ndërpresin menjëherë luftimet dhe t’i ulin tensionet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz