BallinaLajmePamje të rënda nga djegia e autobusit në qytetin serb ku vdiqën...

Pamje të rënda nga djegia e autobusit në qytetin serb ku vdiqën 4 persona

Të ngjajshme

Trump: Marina e Iranit është reduktuar në varka të vogla me mitralozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nëse Shtetet...

“Përtej hekurave”

Nga Driton Fejzullahu Mbrëmë isha në Shkup, në shfaqjen me...

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi,...

Janë publikuar edhe pamjet e aksidentit të tmerrshëm që ka ndodhur në rrugën në mes të Kurshumlisë dhe Prokuples, ku janë përplasur një autobus të kompanisë ‘Nish Express’ që po udhëtonte në linjën  Nish-Prishtinë, dhe një kamioni që po udhëtonte nga Mynihu drejt Prishtinës.

Sipas Shërbimit Emergjent në Kurshumli, numri i viktimave është më i lartë se sa që ishte menduar, shkruan Blic, transmeton Gazeta Express.

“Numri i sakt i viktimave ende nuk dihet, por është më shumë se katër” kanë thënë nga Qendra Emergjente në Kurshumli.

Deri tani nga ky aksident i tmerrshëm ndërmjet autobusit dhe kamionit, kanë mbetur të vdekur dy drejtuesit e automjeteve.

Siç raportojnë mediat serbe drejtuesi i autobusit me inicialet S.M ka vdekur, drejtuesi i kamionit me inicialet Z.K ka vdekur, dhe tri gra të tjera që gjendeshin në autobus, I.V, J.R dhe B.P.

Por thuhet se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë.

Autobusi ishte përfshirë nga flakët, megjithatë 6 persona kishin arritur që të shpëtonin. Nga ta , tre janë të lënduar rëndë.

Rruga në drejtim Nish-Prishtinë është bllokuar plotësisht në dy drejtimet.

Ndërkohë identiteti i viktimave deri tani ende nuk dihet./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz