BallinaLajmePamje të reja nga kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin...

Pamje të reja nga kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Forcat Speciale për Shpëtim të Policisë, zhytësit dhe njësitet e FSK-së, janë duke i vazhduar kërkimet për dy policët kosovarë, të cilët kanë rënë në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturë zyrtare. Zhytësit gjatë kërkimeve kanë gjetur disa pantallona të cilat i kanë marrë në cilësinë e provave materiale. Nuk dihet nëse të njëjtit i përkisnin ndonjërit prej policëve të zhdukur, raporton Express

Kërkimet po zhvillohen përgjatë zonës kufitare Maqedoni-Kosovë, në afërsi të Bllacës. Zhytësit gjatë kërkimeve kanë gjetur disa pantallona të cilat i kanë marrë në cilësinë e provave materiale. Nuk dihet nëse ato i përkisnin ndonjërit prej policëve të zhdukur.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes tashmë gjendet edhe kryeprokurori i prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Deri më tani nuk është arritur që të gjenden trupat e dy policëve të zhdukur.
Policët Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës, teksa ishin duke udhëtuar në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik. Vetura e tyre ka rënë në lumin Lepenc.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz