Pamje të frikshme/ Si u shemb ura 70 metra e lartë ku humën jetën disa persona
03

Lexo edheTmerr në Itali, 11 të vdekur nga shembja e urës |Foto/Video

Pamje të frikshme vijnë nga Italia.
Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur pak minuta më parë.
Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.
Ura siç shihni edhe në pamjet e shpërndara nga mediat italiane ndodhej sipër një zone industriale Dyshohet edhe për viktima.
Sipas Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë shembjes së urës të kenë mbetur poshtë rrënojave një duzinë mjetesh.

Lexo edheTmerr në Itali, 11 të vdekur nga shembja e urës |Foto/Video
Deri më tani dy persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Një kamion ka ndaluar vetëm pak metra larg pjesës së shkëputur të urës Morandi në Genova. Shoferi që ndodhej brenda mund ta konsiderojë veten të lindur me këmishë.