Pamje rrënqethëse të tragjedisë në Athinë ku humbën jetën 50 persona
03

Lexo edheTragjedi në Athinë, zjarri mbyt 50 persona

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga zjarret masive që përfshinë periferinë e kryeqytetit grek Athinë.
Raportohet se janë gjetur të vdekur dhe 26 persona të tjerë, në një tavernë në Mati, e cila u rrethua nga flakët, vetëm disa metra larga bregut të detit.
Lajmin për vdekjen e 26 personave të tjerë e konfirmoi për televizionin shtetëror grek Kryqi i Kuq.
“Për fat të keq kemi gjetur 26 trupa të djegur, midis dy shtëpive”, tha Nikos Ekonomopoulos, kryetar i Kryqit të Kuq Grek, për televizionin shtetëror grek.
Mëngjesin e së martës zyrtarisht u raportua se kanë humbën jetën 24 persona nga zjarret, ndërkohë që qindra persona janë plagosur.

Lexo edheTragjedi në Athinë, zjarri mbyt 50 persona
Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pjesët lindore dhe perëndimore të Athinës.


