back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmePamje ekskluzive nga grabitja e armatosur në Shtime, qytetarët bërtasin të tmerruar

Pamje ekskluzive nga grabitja e armatosur në Shtime, qytetarët bërtasin të tmerruar

Të ngjajshme

Edhe sot po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 70 vjeçarit të zhdukur nga Klina

Shoqata e Kosovës për Kërkim- Shpëtim ka njoftuar se...

Shkatërrohen 12,597 bimë kanabis në Malësi të Madhe, 14 të arrestuar

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga...

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli i Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 35-vjetorit...

Mëngjesin e sotëm në Shtime ka ndodhur një grabitje e armatosur në filialin e një banke. Lajmin e grabitjes e ka konfirmuar edhe policia.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

“Sot rreh orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzoj paratë nga arka ,shuma nuk dihet për momentin.

Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policies.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një fugon. Ndërkaq gjatë ndjekjes së të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e tyre në drejim të policisë.

Gazeta Express ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes, ku dëgjohet se qyttarët janë tmerruar nga kjo ngjarje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz