BallinaLajmePalmer i mbledh në ambasadë Haradinajn, Veselin, Kurtin, Ahmetin, Veliun dhe serbët

Palmer i mbledh në ambasadë Haradinajn, Veselin, Kurtin, Ahmetin, Veliun dhe serbët

Të ngjajshme

Ronaldo rikthehet me gol nga lëndimi (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka kaluar lëndimin, dhe ka shënuar gol...

Dembele sapo shënoi një supergol me PSG (VIDEO)

PSG ja kaluar në epërsi ndaj Toulouse, në ndeshjen...

“Dejona ish paqejf e s’ka mujt me ua shkru të gjithëve fjalimeve”, Behrami thumbon VV-në

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thumboi deputetët nga Lëvizja...

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matheë Palmer, ka bërë bashkë krerët e koalicionit dhe opozitës si dhe përfaqësuesit politikë të serbëve.

Në një takim që ka nisur në orën 14:20, e që po mbahet në ambientet e Ambasadës Amerikane, Palmer ka mbledhur të gjithë përfaqësuesit e forcave politike, shkruan Reporteri.net.

Reporteri mëson se në këtë takim po merr pjesë kryeministri Haradinaj, kryekuvendari Veseli, kreu i VV-së Kurti, kryenegociatori Ahmeti, përfaqësuesi i LDK-së Veliu si dhe përfaqësuesit e serbëve Rakic dhe Petrovic.

Mësohet se ky takim, siç kishte shkruar Reporteri, po mbahet me qëllim të diskutimit për gjendjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer edhe dje foli për dialogun, ku gjatë fjalimit në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të Çlirimit, tha se Kosova e Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun për të arritur një marrëveshje finale.

Sido që të jetë, Kosova dhe Serbia janë barrikaduar në qëndrimet e tyre. Serbia po kërkon heqjen e taksës si kusht për vazhdim të dialogut, ndërkohë Kosova po insiston se taksa do të hiqet kur Serbia ta njeh shtetit kosovar.

Ndryshe, për të diskutuar për këtë temë ishte mbajtur edhe një Samit në Berlin, që u udhëhoq nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Ai nuk solli rezultate, e madje edhe Samiti i Parisit, që u paralajmërua si çelës i kësaj situate, ka rrezik të mos mbahet./Reporteri.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz