Sot janë bërë pikërisht 20 vjet që kur në qendër të Prizrenit, më 13 qershor 1999, dita e dytë e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ushtarët gjermanë vranë dy paramilitarë serbë me 220 plumba.
Ata ishin Zharko Andrijeviq dhe Sllavko Veselinoviq, dy snajperistë serbë që plagosën një ushtarë gjermanë.
Kjo vrasje ishte kapur nga kamerat e AP-së, shkruan Ballkani.info.
Në ndërkohë, serbët janë munduar që këta dy paramilitarë t’i paraqesin si civilë, megjithatë edhe në video shihet se ata ishin të armatosur dhe tentuan t’i sulmonin ushtarët e KFOR-it.















