Pak minuta pas fillimit të testimit, fillon shpërndarja e testeve në rrjetet sociale
BILLI

Lexo edheTërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen deri në Elbasan

Në faqen e Facebook-ut, “Testi i Maturës 2020”, maturantët kanë dërguar pyetjet nga testi, përmes fotove, por edhe pyetje të shkruara direkt në faqe duke kërkuar ndihmë për përgjigje.
Kjo formë e shpërndarjes së pyetjeve nga testet e maturës, tashmë ka vite që po vazhdon të bëhet nga nxënësit, derisa nga autoritetet përkatëse të arsimit ende nuk ka ndonjë reagim, transmeton KOHA.
Testi i Maturës ka filluar në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30. Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se 26.669 maturantë do t’i nënshtrohen testit, ndërsa organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës.

Lexo edheTërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen deri në Elbasan
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me koronavirus, ishte paralajmëruar se numri nëpër klasa i nxënësve do të ishte 12.