back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmePak minuta para përfundimit të afatit, nënshkruhet koalicioni i radhës

Pak minuta para përfundimit të afatit, nënshkruhet koalicioni i radhës

Të ngjajshme

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Drita – AZ Alkmaar

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita –...

Egli ‘mbulohet’ nga buqetat me lule

Egli Tako është një nga emrat me të përfolur...

Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Nenad Rashiq në një paraqitje nga KQZ-ja ka zyrtarizuar koalcionin mes dy partive serbe, PDS dhe NPK.

Pas dorezimit të aplikacionit, Nenad Rashiq, tha se me këtë koalicion synojnë fuqizimin e serbëve autoktonë në institucionet e Kosovës.
“Kemi regjistruar koalicionin parazgjedhor, me katër subjekte politike. Do të kemi edhe intelektual të ndryshëm, jo vetëm parti politike që do të marrim pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit. Një sfidë, që është edhe synim, do të jetë fuqizimi i serbëve në institucionet e Kosovës dhe serbët autentik të kenë përfaqësim në institucionet e Kosovës”, tha Rashiq.
Duke folur për Listën Serbe të cilën do ta kenë rivale, Rashiq tha se vec kanë filluar të përdorin shantazhe.

“Përdorin shantazhe, deri edhe dhunë fizike, prandaj nuk do të jetë lehtë por jemi të sigurt që do të bëjmë punën mirë dhe të drejt dhe jemi të sigurt që vetëm në këtë mënyrë do ta rrisim rolin e serbëve në institucionet e Kosovës”, theksoi ai.

I pyetur se me cilat parti do të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve, ai tha se me ato të cilat kanë program për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Ne nuk kemi në pozitë që të planifikojmë afatgjatë por jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me partitë që kanë një planë konkret sidomos për integrimin e serbëve në institucione”, u shpreh Rashiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz