back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeHaki Abazi tregon se me kë ka bërë koalicion Vetëvendosje

Haki Abazi tregon se me kë ka bërë koalicion Vetëvendosje

Të ngjajshme

Pas refuzimit të ofertës së LDK-së për koalicion, Lëvizja Vetëvendosje do të lidh “koalicion me qytetarët që e duan çkapjen e shtetit”, ka thënë sot Haki Abazi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Abazi, i cili u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje rreth dy javë më parë, është shprehur se Vetëvendosje dhe koalicioni i saj, siç ka thënë ai, me qytetarët, është “tiketa e vetme që meriton votën qytetare”.

“Albin Kurti dhe LVV e kanë kryer detyrën kombëtare me ofertën e bërë drejt LDK, tani koalicioni LVV me qytetarët qe e duan shtetin e çkapur dhe demokracinë funksionale është tiketa e vetme që meriton votën qytetare”, ka deklaruar Abazi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar sot ofertën e liderit të VV-së, Albin Kurti, për koalicion mes dy partive. Oferta e Kurtit parashihte krijimin e një liste të përbashkët parazgjedhore mes dy partive, pa caktuar kandidat për kryeministër.

Ndërkaq, sot Albin Kurti ka refuzuar marrëveshjen për koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka konfirmuar sot se nuk është arritur një marrëveshje mes partisë së saj dhe Vetëvendosjes për një koalicion parazgjedhor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz