Pajisje që përmes valëve të zërit shuan zjarrin (Video)
dp··Përditësuar më
Shpërndaje:
Ndonëse jemi mësuar që shuarjen e zjarrit të shohim me ujë, gazë apo edhe shkumë, një risi të re në shuarjen e zjarrit po e sjellin dy studentë të inxhinierisë të Universitetit “George Mason” të Virginias, ku kanë krijuar një shujtës të zjarrit duke përdorur valët e zërit.
Siç raporton Uashington Post, të dy studentët Seth Robertson dhe Viet Tran kanë zbuluar diçka vërtet funksionale. Kjo pajisje e shuan zjarrin duke thithur ajrin.