Pagat në Europë, rënie e vazhdueshme që nga viti 2010. “Kampione” Greqia
BILLI

Lexo edheArrestohet ish-presidenti i këtij shteti të madh evropian

Rënien e konsiderueshme të pagave në vendet e BE-së që nga viti 2010, evidenton Konfederata e Sindikatave Europiane (ETUC), bazuar në studimin e Institutit Sindikalist Europian. Studimi titullohet “Vlerësimi kahasimor i punës në Europë 2018” dhe u publikua të hënën, më 19 mars.
Sipas të dhënave që prezanton ETUC, punonjësit në 9 vende të Bashkimit Europian fituan më pak para në 2017 se sa në 2010. Ndërmjet tyre grekët janë “kampionë” sa i përket humbjeve të regjistruara me -19,1%.
Vende të tjera të kategorisë janë Italia, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Belgjika, Portugalia, Finlanda, Kroacia dhe Qipro.
Lexo edheArrestohet ish-presidenti i këtij shteti të madh evropian
Gjithashtu, punonjësit në gjashtë nga vendet e mësipërme (Itali, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Belgjikë, Greqi, Finlandë), fituan në 2017, më pak para se një vit më parë, pra në 2016-n.