BallinaLajmeLajmet e FunditPacolli: Videoja e incidentit është manipuluar për të fshehur sulmin, dyshohet se...

Pacolli: Videoja e incidentit është manipuluar për të fshehur sulmin, dyshohet se ka pasur edhe armë në çantë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon se është përballur me kërcënime serioze dhe sulm verbal nga një person i identifikuar si Agim Pllashniku, i cili, sipas saj, “njihet nga publiku dhe autoritetet për të kaluarën e tij të dhunshme”.

“Sulmi nuk ishte spontan. Ishte i organizuar dhe i mirëkoordinuar,” shkroi Pacolli në një status në Facebook, duke shtuar se videoja që po qarkullon në rrjete sociale është e manipuluar dhe nuk tregon të gjithë incidentin.

Sipas saj, videoja është incizuar nga gruaja ose vajza e agresorit, të cilat ndodheshin në vendngjarje.

Pacolli pretendon se momenti kur Pllashniku e sulmon verbalisht dhe fizikisht asistentin e saj është prerë nga videoja, njësoj si edhe çasti kur ai “tenton të fusë dorën në çantën që mbante në krah, për të cilën dyshohet se mund të ketë pasur armë”.

Sipas saj, dëshmitarë të drejtpërdrejtë të incidentit ishin përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit, përfshirë edhe vetë Avokatin e Popullit, si dhe zyrtarë policorë që ndodheshin në lokal në atë moment.

Deputetja e VV-së ka kritikuar ashpër disa portale dhe analistë që, siç thotë ajo, po përpiqen ta paraqesin agresorin si viktimë dhe aktin si “heroik”. Ajo akuzon këto media për lidhje me “oligarkë dhe interesa të errëta”, duke shtuar se kanë nisur një fushatë të organizuar dhune politike e psikologjike ndaj saj.

“Këto veprime tashmë përbëjnë përgjegjësi penale,” paralajmëroi Pacolli, duke theksuar se nuk do të frikësohet apo tërhiqet nga angazhimi i saj politik.

“Nuk do të hesht. Nuk do të tërhiqem. Do të vazhdoj, sypatrembur dhe e palëkundur, rrugën time të drejtë,” përfundoi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz