back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePacolli: Ukraina i ka kthyer kosovarët në pikën kufitare me Moldavinë dhe...

Pacolli: Ukraina i ka kthyer kosovarët në pikën kufitare me Moldavinë dhe i ka quajtur ‘terroristë’ – Të rishqyrtojmë qëndrimet ndaj atyre qe nuk na respektojnë

Të ngjajshme

I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën në Ukrainë

I dërguari rus, Kirill Dmitriev, tha më 20 dhjetor...

Nga 16 këngët e Yllit, kjo është më e klikuara

Këngëtari i njohur Yll Limani ka surprizuar fansat me...

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...
- Advertisement -

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se sot, Ukraina i ka kthyer disa shtetas kosovar në pikën kufitare me Moldavinë.

Ai ka thënë se ka dhjetëra shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por i lejojnë qytetarët të hyjnë në ato shtete me pasaportë kosovare, ndërkaq ai ka thënë se sot Ukraina këta kosovarë i ka ofenduar dhe maltretuar si dhe i ka quajtur “terroristë”.

“Ky nuk është rasti i parë: para disa vitesh, e njëjta Ukrainë veproi në mënyrë skandaloze me ekipin tonë kombëtar të futbollit, të cilët u detyruan të udhëtonin në Gjeorgji për të zhvilluar ndeshjen. Ne këtu në Kosovë vazhdojmë të tregojmë solidaritet dhe dhimbje për ta – ndërkohë që ata na poshtërojnë. A nuk është koha të rishqyrtojmë qëndrimet tona ndaj atyre që nuk na respektojnë as dinjitetin më minimal?” ,ka shkruar Pacolli në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz