back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmeDeda me kritika për PDK e AAK pas zhvillimeve në Kuvend: Mos...

Deda me kritika për PDK e AAK pas zhvillimeve në Kuvend: Mos thoni asgjë ose përmbajuni zotimeve

Të ngjajshme

Kryetari i Zveçanit njofton se ka marrë vendim për heqjen e muraleve të Mlladiqit

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar...

Shtëpia e Bardhë shpërndan fotografi të Trump me Vance dhe Grenell: “Dyshja e fuqishme”

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit...

Lille – Monaco, Zhegrova në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Lille dhe...

Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar pas votimit për kryeparlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar qasjen e partive opozitare, PDK dhe AAK-së.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk i qëndroi besnike zotimit publik se do ta mbështeste “çdo kandidat që nuk ka qenë ministër”.

“Kur pozicioni partiak është ‘e votojmë ÇDO kandidat që nuk ka qenë ministër’, atëherë e voton bash ÇDO kandidat. PDK sot shkeli zotimin publik të përsëritur me dhjetëra herë”, ka shkruar Deda.

Ai shtoi se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të kishte mundësi ta mbyllte këtë çështje, sikurse bëri deputeti i saj, Bekë Berisha.

“AAK njejtë ka mujtë me e përfundu këtë sagë të turpshme duke votu njejtë si deputeti i tyre Bekë Berisha”.

“Sot kishte përfundu hapi i parë për konstituim të Kuvendit. Ose, ma mirë thuani ‘duam konsultime me VV për votën për’. Ose mos thuani asgjë hiq, por përmbajuni zotimeve tuaja”, ka shkruar Deda në Facebook. /Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz