back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePacolli thotë se Kurti po e bën atë që nuk e bëri...

Pacolli thotë se Kurti po e bën atë që nuk e bëri asnjë nga liderët në të kaluarën!

Të ngjajshme

Kuvendi i pakonstituuar e lë SBASHK-un pa dialog me Qeverinë

Javë më parë kishin paralajmëruar se do të hyjnë...

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka...

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Ish-ministri i Punëve të Jasthme Behgjet Pacolli, ka mirëpritur deklaratat e Kryeministrit të vendit Albin Kurti, për koordinim me Presidentin Hashim Thaçi në politikën e jashtme.

Sipas Pacollit, mungesa e harmonizimit të veprimeve në të kaluarën, e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.

“Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve”

Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, për koordinim të politikës së jashtme me akterët kryesorë institucional është shumë e drejtë dhe e nevojshme. Në vitet e kaluara jam përballur drejtëpërsëdrejti me fenomenin e mungesës së harmonizimit të veprimeve dhe deklaratave që e kanë dëmtuar dhe vështirësuar politikën e jashtme të Kosovës.

Nuk mund të vazhdohet me moskoordinim, duhet të harmonizohen dhe koordinohen të gjitha veprimet mes akterëve.

Sot gjatë ditës, Kurti ka thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikë ne jashtme të vendit.

“Është urgjente që ne të kemi një politik të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kokafoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz