BallinaLajmePacolli thërret në kafe qytetarin qe ju ankua se nuk po i...

Pacolli thërret në kafe qytetarin qe ju ankua se nuk po i ‘dhez’ vetura ‘Golf 2’

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Ish-kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli, ka folur lidhur me kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Pacolli është pyetur lidhur me komunikimin me qytetarë ku përmes platformës ‘Viber’ kishte kërkuar nga qytetarët t’ia adresonin problemet e kryeqytetit.

Pacolli duke folur në Debat D në TV Dukagjini ka thënë se kishte mbi 10 mijë mesazhe nga qytetarët. Ai ka thënë se nuk kanë arritur t’i kthejë të gjithë qytetarëve përgjigje në pyetjet e tyre.

“Prej këtyre 10 mijë mesazheve diku besojë që 60 % ju kemi përgjigj. Mes tyre ka qenë edhe disa mesazhe interesante”.

”I bëjë një ftesë publike për një qytetari që thoshte se mu ka prish golfi dysh. Unë jam në hotelin ‘Sëiss Diamond’ ku punojë ende sigurisht të ia qes një kafe dhe ta shohë se si qëndron çështja e golfit. Unë i jam përgjegjës sigurisht atij qytetari dhe i kam thënë që sigurisht se do të asistojë në problemin e golfin nëse eventualisht ai ekziston”, ka thënë Pacolli.

Pacolli i kishte humbur zgjedhjet në Prishtinë, por kishte dalë me rezultat të mirë, çka i mundësoi që të bëhej nënkryetar i komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz