Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli pas votimit të mocionit, ka thënë se kjo qeveri iku ashtu siç erdhi.
Pacolli nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në Facebook ka numëruar edhe disa dështimë të kësaj qeverie.
Ja statusi i plotë:
“Iken edhe këta, ashtu siç erdhen – me intriga.
Nuk i mbajtët premtimet;
E varfarëruat vendin;
E pasuruat veten;
E shkatërruat perspektivën e rinisë;
Ju përcolli dhuna dhe gazi lotsjellës;
U bëtë gazi i botes;
E kriminalizuat shoqërinë me shantazhe e intriga;
Varfëria, dhe cdo e keqe tjetër e ka kapluar këtë shoqeri;
200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova nga e keqja që ia sollët ju qeveritarë dhe deputetë, popullit të Kosovës.
Sot ky vend e ka mundësinë që ti jap drejtim ndryshe jetës dhe zhvillimit.
Qytetarë të dashur, vetëm
#AKR rikthen shpresën
#AKR 20 përqind”