BallinaLajmePacolli: Idetë e Zëvendëskancelarit austriak sjellin gjakderdhje

Pacolli: Idetë e Zëvendëskancelarit austriak sjellin gjakderdhje

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka konsideruar si te pamatur deklaratën e Zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache, se duhet t’i jepet autonomi Veriut të Kosovës. Pacolli ka thënë se idetë e tilla sjellin gjakderdhje.

“Deklaratat si kjo e zëvendëskancelarit të Asutrisë janë të pamatura dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë”, ka thënë Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli.

“Ne falënderojmë Austrinë për kontributin e madh që ka dhënë në Kosovë dhe rajon, por e kundërshtojmë fuqishëm deklaratën e zëvendëskancelarit, duke konsideruar se ajo deklaratë është dhënë pa e njohur mirë situatën reale në Kosovë”, ka shtuar ai.

Kryediplomati kosovar ka kundërshtuar edhe idetë tjera për shkëmbim territoresh e ndarje të Kosovës. Ai ka thënë se ide të tilla sjellin luftëra.

“Çdo iniciative e kësaj natyre mund ta hape ‘Kutinë e Pandorës’ dhe mund te krijoje situata qe sjellin gjakderdhje. Kosova ka shpallur pavarësinë e vet dhe është njohur nga  shumica e shteteve te botes, andaj fokusi i te gjithëve duhet te jete lufta kundër krimit te organizuar dhe siguria e mirëqenia e te gjithë qytetareve ne veri te Kosovës”, ka shtuar Pacolli për Express.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz