BallinaLajmeZëvendëskancelari austriak: Kosova është Serbi

Zëvendëskancelari austriak: Kosova është Serbi

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

“Kosova padyshim që është pjesë e Serbisë”, ka thënë zëvendëskancelari i Austrisë, njëherësh kryetar i FPO, Heinz-Christian Strache.

Ai kështu ka deklaruar në një intervistë të dhënë për mediumin serb, Politika, pak para se ta zhvillojë edhe vizitën zyrtare në Serbi, përcjell Klan Kosova.

Ministri i Shërbimeve Civile dhe Sportit në Austri thuhet të ketë pohuar se ka kritikuar ashpër njohjen që shteti austriak i ka bërë pavarësisë së Kosovës.

“Njohja e Kosovës nga Beogradi është punë e Serbisë. Do të ishte gabim i madh nëse do të bëhej presion ndaj Serbisë në këtë drejtim. Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit si një vend neutral”, ka thënë Strache.

Ai ka theksuar se serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë të drejtë për vetëvendosje ose autonomi, por që kjo do të kërkonte negociata të gjata, dhe se Kosova sipas tij në këtë çështje është e pamëshirshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz