HomeLajmePacolli i publikon konkluzionet e Gjykatës së Lartë në favor të MABCO...

Pacolli i publikon konkluzionet e Gjykatës së Lartë në favor të MABCO për Aeroportin e Vlorës – përsërit thirrjen që SPAK të nisë hetimet

Të ngjajshme

Aksident i lehtë te Xhamia e Llapit në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në vendin...

Haradinaj: Refuzimi i gazit amerikan është gabim strategjik që Kosova do ta paguajë për dekada

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar...

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen...

Raporti i Auditimit: Komuna e Prishtinës ka nisur projekte pa leje dhe pa mbulesë buxhetore

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), në raportin për Komunën...

Hoti kritikon Rizvanollin: Kosova importon energji të prodhuar me gaz rus

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar ministres...

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Shqipëri rreth çështjes së Aeroportit të Vlorës ku iu dha të drejtë kompanisë MABCO ka reaguar Behgjet Pacolli.

Kompania MABCO pritet të rikthehet në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet, së bashku me nënkontraktorët e saj. Vendimi i shkallës më të lartë të gjyqësorit i rikthen MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjykimit.

Pacolli ka publikuar konkluzionet e gjykatës në këtë vendim dhe tha se një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng.

Për këtë, ai bëri thirrje që SPAK të nisë hetime.

“Andaj edhe njëherë FTOJMË SPAK-un të vazhdojë HETIMIN e thellë që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj”.

Postimi i plotë:

Për hir të DREJTËSISË!

VIA- Vlorë

Në shtesë të ketij teksti  gjeni edhe pikat kyqe të konkluzioneve të Vendimit të Gjylates së Lartë!

Ju lutem lexoni!

Të dashur miq!

Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën vetëm korrigjimin e Vendimeve të gabuara gjyqësore të gjyqëtarëve që murën ata; ai evidenton se, për muaj të tërë, një projekt strategjik kombëtar u mbajt peng nga “masa të sigurimit” që u shpallën të paligjshme dhe nga mosveprimi i institucionit që ligji e ngarkon me detyrimin për të mbrojtur kontratën koncesionare dhe interesin publik. Pasojat ishin të rënda: u paralizua administrimi i shoqërisë koncesionare, u pengua zbatimi i kontratës, u shkaktuan dëme të konsiderueshme ekonomike dhe u cenua rëndë besimi i investitorëve në sigurinë juridike të Republikës së Shqipërisë.

Po aq domethënës është fakti se Gjykata e Lartë rrëzoi edhe pretendimet lidhur me të ashtuquajturën çështje “Delphos”, duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj. Kjo tregon se narrativa e ndërtuar për muaj të tërë nga “2A Group”, e mbështetur nga vendime gjyqësore që më pas u shpallën të paligjshme dhe e përsëritur edhe nga disa zyrtarë apo struktura të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, rezultoi e pambështetur në të drejtë. Gjykata e Lartë i dha përgjigje përfundimtare edhe këtij pretendimi, duke rrëzuar një nga argumentet kryesore mbi të cilin ishte ndërtuar fushata kundër MABCO-s.

Kur Gjykata e Lartë konstaton se masat ishin të paligjshme dhe se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kishte jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërhynte për mbrojtjen e koncesionit, lind detyrimi që të HETOHËN  me SERIOZITET përgjegjësitë individuale dhe institucionale për veprimet dhe mosveprimet që sollën këtë situatë. Sundimi i ligjit nuk rivendoset vetëm duke shfuqizuar një vendim të paligjshëm; ai rivendoset kur çdo person që, me veprim ose mosveprim, ka shkaktuar pasoja të tilla, mban përgjegjësi sipas ligjit. Vetëm në këtë mënyrë rikthehet besimi i qytetarëve dhe i investitorëve tek drejtësia dhe tek shteti i së drejtës.

Andaj edhe njëherë FTOJMË SPAK.un të vazhdoj HETIMIN e thell që të identifikohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e secilit person përgjegjës, e në veçanti të atyre që e orkestruan, e urdhëruan dhe e ekzekutuan këtë skandal të rëndë, i cili dëmtoi rëndë imazhin dhe dinjitetin e familjes sime, cenoi të drejtën tonë kushtetuese për t’u mbrojtur nga veprimet e paligjshme, kufizoi lirinë tonë të lëvizjes, na mohoi të drejtën për të punuar dhe cenoi të drejtën tonë të pronës dhe ushtrimin e ligjshëm të saj. Publikishtë, nepër televizione na kanë kercnuar se “do të shkojmë ne burg”, pra nuk mund të kaloj e gjithë kjo në heshtje.

Edhe sot, ndërsa flasim, në Aeroportin e Vlorës grupe që veprojnë jashtë çdo baze ligjore vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët publike dhe hyrjet në kantier, në prani të forcave të Policisë së Shtetit. Kjo situatë e papranueshme kërkon reagim të menjëhershëm dhe rivendosjen e plotë të ligjshmërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz