back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmePacolli flet për mundësit e zgjedhjeve të reja në vend

Pacolli flet për mundësit e zgjedhjeve të reja në vend

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Pacolli tha se shkuarja në zgjedhje të reja do t’i kushtonte vendit.

“Ne jemi duke punuar me intenzitet të lartë dhe jemi duke vëzhguar nga periferia. Shkuarja e Kosovës në zgjedhje sic dikush aludon, do t’i kushtojë Kosovës shumë kohë, prandaj shpresoj që këto parti fituese të këtyre zgjedhjeve e kuptojnë se janë përgjegjëse për institucionet e ardhshme dhe shpejt presim që të dalin me një zgjidhje “- tha Pacolli.

Shefi në detyrë i diplomacisë u shpreh se shpreson se ekzekutivi i ardhshëm do t’i kontribuonte dialogut.

Sipas tij Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët, pa e lënduar kushtetutën.

“Shpresoj shumë që Qeveria e ardhshme do t’i kontribuojë dialogut. Kosovës i nevojitet të ketë paqe me fqinjët e vet, por gjithmonë duke mos lënduar tri gjëra: Kushtetutën e Kosovës, kufijtë e Kosovës e as edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës “- u shpreh Pacolli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz