Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim sot nëpër Kosovë. Reshje bore kishte edhe në Drenas, e kjo ka vështirësuar qarkullimin nëpër fshatra e qytet.
Madje edhe hyrja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas ishte e mbuluar me një shtresë bore, e cila sipas një pacienti që e ka dërguar një video ku shihet duke e pastruar vetë, ka shkaktuar vështirësi për të moshuarit.
- Advertisement -