BallinaLajmePaçarizi: Ka përpjekje të orëve të fundit për të peshkuar deputetë për...

Paçarizi: Ka përpjekje të orëve të fundit për të peshkuar deputetë për formimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se nuk do të ketë formim të Qeverisë së re të vendit të dielën, më 26 tetor, në seancën e thirrur nga Kuvendi i Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë kontakt direkt me partitë e tjera politike si Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës apo edhe Nismën Socialdemokrate, për të bërë një koalicion qeverisës.

“Fakti që është thirrur mbledhja e Kuvendit të Kosovës bën që të mos përjashtohet asnjë opsion. Është e saktë çka u tha deri këtu, që nuk duhet të nxitohemi. Sepse është e saktë ajo që u tha deri këtu se nuk ka marrëveshje politike, madje unë e di të sigurt se nuk ka as kontakte të drejtpërdrejta me partitë politike.”

“Pra, as me Partinë Demokratike të Kosovës, as me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zoti Limaj, pavarësisht se ka pasur propagandë kundër se mund të pranojë e të tjera për shkak të pozicionit të vështirë, sepse ka pak deputetë, Zoti Limaj nuk është personi që nënshtrohet për pak. Ai e ka të qartë se me Dimal Bashën nuk hyn në marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk do të duhej asnjë parti të hynte në marrëveshje të tilla, duhet ta lënë Albin Kurtin me Dimal Bashën dhe me Agim Bahtirin”, tha Paçarizi.

Profesori universitar u shpreh se janë bërë përpjekje të fundit ndaj disa deputetëve që të binden për të votuar pro LVV-së të dielën.

“Ka përpjekje të orëve të fundit për të peshkuar deputetë. Ka përpjekje për të folur, jo gjithmonë për një transaksion direkt financiar; ka përpjekje shumë më finoke, për t’i bindur njerëzit të votojnë. Të dielën mund të ketë përpjekje për të votuar Qeverinë me votim të fshehtë, siç është bërë me Kuvendin. Pastaj kjo të kontestohet dhe të zgjaten procedurat edhe pak. Ndërkohë, lojën mund ta prishë edhe nesër gjatë gjithë ditës Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Paçarizi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz