back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePa tone të larta e pa përplasje politike: Kurti prezanton listën e...

Pa tone të larta e pa përplasje politike: Kurti prezanton listën e VV-së, koalicionin e quan domosdoshmëri për vendin

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Ai vuri theks të veçantë te profili akademik i kandidatëve, duke përmendur Glauk Konjufcën si autor të librave filozofikë, Avni Deharin si autor të 33 librave për fëmijë dhe të rritur, si dhe Albulena Haxhiun me studime pasuniversitare në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, shkruan lajmi.net.

Pas intonimit të himnit kombëtar, Kurti u ndal te mesazhi elektoral i Vetëvendosjes, duke prezantuar slloganin “siguri dhe begati”, të shoqëruar me thirrjen “mos lësho pe”.

Ndryshe nga pritjet, prezantimi kaloi pa sulme ndaj kundërshtarëve politikë, çka përbën një risi në diskursin e tij publik. Sipas Kurtit, siguria dhe begatia janë dy shtyllat kryesore të programit të Vetëvendosjes. Ai theksoi se siguria nuk mund të ekzistojë pa begati dhe se kjo e fundit nuk duhet të jetë privilegj për pak njerëz, por e drejtë për të gjithë qytetarët.

“Begatia nuk është për disa, por për secilin. Kur shteti pasuron shoqërinë, ndryshimi ndihet nga të gjithë. Kur vlerat ndahen drejt, begatia bëhet universale dhe arrin në çdo familje”, u shpreh Kurti, duke shtuar se pasurimi i shtetit reflekton drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarit.

Ai tha se çdo votë për Vetëvendosjen është hap drejt forcimit të sigurisë dhe rritjes së begatisë, duke e cilësuar pjesëmarrjen qytetare si shtytëse kryesore të ndryshimit.

“Mos lësho pe”, sipas tij, është mesazh për të ardhmen dhe motiv për profesionistë të fushave të ndryshme, nga mjekët e inxhinierët, te studentët, policët dhe ushtarët.

Në vazhdim, Kurti foli edhe për koalicionin me Guxo, Alternativën dhe PShDK-në, të cilin e përshkroi si bashkim forcash mbi baza vlerash kombëtare dhe me qytetarin në qendër.

“Ky bashkim është urgjencë që i duhet vendit. Ne po punojmë për një Kosovë të drejtë dhe më të mirë. Ky koalicion është sinjal i fuqishëm se forcat politike mund të bashkohen mbi vlera dhe dije”, deklaroi Kurti, duke e cilësuar listën e prezantuar si “listë që flet me dije”. /Lajmi.net/

- Advertisement -
dp
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz