Është mbyllur me barazim ndeshja e vetme e Superligës së Kosovës për sot.
Ndeshja e xhiros së 21-të mes Malishevës dhe Dukagjinit është mbyllur baras.
Në “Liman Gegaj”, ndeshja u mbyll pa gola.
Me këtë barazim, Malisheva shkon në kuotën e 34 pikëve, në vendin e katërt.
Në vendin e pestë është Dukagjini me 31 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Malisheva e luan ndaj Gjilanit si mysafire, ndërsa Dukagjini e pret Ferizajn në Klinë./GazetaExpress/