BallinaLajmeOVL UÇK-ja kërkon riverifikim të plotë të veteranëve

OVL UÇK-ja kërkon riverifikim të plotë të veteranëve

Të ngjajshme

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Hajni vjedh para në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Një rast i vjedhjes është raportuar në një lokal...

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati, ka kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehet në pikën zero. Ai ka thënë se është në të mirën e të gjithëve që të ndodhë një riverifikim i plotë i tyre.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gucati ka deklaruar se për veteranët e “rrejshëm” dhe keqpërdoruesit e listave duhet të nxirret Ligji për amnisti.

Sipas tij, ata duhet të falen, por duhet t’i dorëzojnë certifikatat.

Mirëpo, nëse në afatin e paraparë nuk dorëzohen certifikatat, Gucati ka thënë se ata duhet të dënohen dhe t’i kthejnë mjetet.

Ai ka theksuar se politika e ka prishur këtë proces dhe ajo duhet ta rregullojë.

Gucati ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të pensioneve pa vendim të gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz