back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeOVL e UÇK-së kundërshton ashpër ndërtimin e murit në Veri: Situata është...

OVL e UÇK-së kundërshton ashpër ndërtimin e murit në Veri: Situata është afër eskalimit

Të ngjajshme

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...
OVL e UÇK-së përmes një komunikate shpreh kundërshtimin e ndërtimit të murin në veri të Mitrovicës, duke thënë se që nga pas lufta, politikat vendore dhe ndërkombëtare i kanë lejuar serbët e Kosovës dhe strukturat paralele nga Serbia që të veprojnë paralelisht brenda shtetit. Ata kërkojnë nga Qeveria të mos lejojnë më provokime të tilla, sepse situata është afër eskalimit.

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kundërshton ashpër ndërtimin e murit në urën mbi lumin Ibër të Mitrovicës, presionet e vazhdueshme, spastrimin etnik, mohimin e vazhdueshëm të të drejtave të shqiptarëve në veriun e Mitrovicës dhe lejimin e strukturave paralele atje.

Përmes komunikatës për media, ata thonë se që nga paslufta e deri më tani, politika vendore dhe ndërkombëtare, e ka lejuar minoritetin serb dhe strukturat paralele nga Serbia, që të veprojnë paralelisht brenda shtetit të Kosovës.

“Poashtu, në bisedimet e marrëveshjet e Brukselit, Kosovën e kanë dëmtuar skajshmërisht duke i favorizuar serbët për shkak të presionit të Serbisë”, thotë njoftimi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që ta sqaroj opinionin publik se a është muri pjesë e marrëveshjes së dialogut dhe kërkojmë që muri të rrënohet sa më shpejt e mos të lejohen provokime të mëtutjeshme, sepse situata është afër eskalimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz