BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin...

Osmani takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i cili po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Osmani ka shkruar se kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/

- Advertisement -