BallinaLajmeOsmani: Sistemi i kalbur në Kosovë inkurajon dhunën dhe abuzimin

Osmani: Sistemi i kalbur në Kosovë inkurajon dhunën dhe abuzimin

Të ngjajshme

I jepet lamtumira e fundit sot 17-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç, i cili vdiq pas...

E dhimbshme, 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

“3 euro çmimi i naftës”, Arifi shpjegon skenarin që mund ta thellojë krizën

Opinionisti Avni Arifi ka shpjeguar se skenarët e krizës...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në seancën e jashtëzakonshme u shpreh se i gjithë sistemi në Kosovë është i kalbur.

Osmani ka bërë thirrje që të ndërmerren masa konkrete jo vetëm për rastin e vajzës nga Drenasi, po të investohet në një arsim ku mbrohet dinjiteti, e jo në arsim ku mësohen vetëm shkronjat.

“Shumë zyrtarë para këtij polici edhe këtij mësuesi kanë bërë të njëjtën, janë liruar nganjëherë janë graduar prandaj si rezultat sistemi që është ndërtuar inkurajon dhunën dhe inkurajonin abuzimin në vend që t’i luftonte ato. Sepse po të mos ishte kështu ne nuk do të dëgjonim shoqëria kosovare nuk do të mësonte për këtë rast vetëm pas gati 2 viteve”, ka thënë Osmani në Kuvend.

Sipas saj, shkollat, sistemi i drejtësisë dhe ai i sigurisë, po shndërrohen në strehë për përdhunues.

“Shkollat në një anë sistemi i sigurisë dhe ai i drejtësisë në anën tjetër fatkeqësisht në disa raste po shndërrohen në strehë për përdhunues e pedofil”, ka thënë ajo.

Osmani ka kërkuar që të dihet saktë se sa është ndarë nga buxheti i Kosovës në hetime të mirëfillta dhe në krijimin e një barazie për të gjithë personat çoftë mësimdhënës apo policë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz