Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot
dp

Lexo edheKabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në pajtim me
Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, Presidentja Osmani dhe ambasadori Guerot diskutuan për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit, si dhe për koordinimin lidhur me një sërë çështjesh që do të trajtohen aty.

Lexo edheKabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”
Tutje, Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.