back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeKabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Të ngjajshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së re si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi i Shqipërisë të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Begaj dekretoi:

Emërimin e Këshillit të Ministrave;Belinda Balluku – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;Albana Koçiu – Ministër i Punëve të Brendshme;Elisa Spiropali – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;Petrit Malaj – Ministër i Financave; Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit;Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Arsimit; Evis Sala – Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Delina Ibrahimaj – Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë;Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes;Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor; Majlinda Dhuka – Ministër Shteti dhe Kryenegociator; Adea Pirdeni – Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin; Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz