Osmani përkujton policët e rënë: Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi dëshmuan se Kosova nuk përkulet
dp

Lexo edheKurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se lavdia do të jetë e përjetshme për heronjtë e Kosovës.
“Në paqe e në sfida, në veri e në jug, në çdo pëllëmbë të Kosovës, Policia jonë është mburoja e sigurisë, rendit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit. Sot, në ditën menoriale që i kushtohet policëve të rënë në detyrë, përulemi me nderimin më të thellë para sakrificës së tyre. Afrim Bunjaku, Enver Zymeri dhe të gjithë heronjtë e Policisë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt. Ata zgjodhën detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, prandaj lavdia për ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ajo.

Lexo edheKurti nga veriu: Asnjë kriminel nuk do të lejohet që të mbijetojë i pandëshkuar