back to top
Monday, January 19, 2026
BallinaLajmeOsmani pas votimit: Jam e bindur se do të kemi institucione stabile

Osmani pas votimit: Jam e bindur se do të kemi institucione stabile

Të ngjajshme

Kajtazi: Deputeti që vjedh mandatin, çfarë produktiviteti mund të ketë në Kuvend?

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka komentuar çështjen e...

Thirrje institucionale dhe qytetare për ajër më të pastër

Pavarësisht pamjes së bukur në kryeqytet, prapa saj shihet...

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Njëri nga ekspertët e politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan...

Pasi hodhi votën e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u deklarua për media, duke shprehur shpresën për një proces zgjedhor demokratik dhe me pjesëmarrje të gjerë qytetare.

“Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive. Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve”, tha Osmani.

Ajo shtoi se është e bindur se partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të siguruar stabilitet institucional në vend.

“Jam e bindur se të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione stabile”, u shpreh presidentja Osmani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz