Osmani pas votimit: Jam e bindur se do të kemi institucione stabile
dp

Lexo edheDosja AKSHI, Rama reagon për herë të parë për hetimin e SPAK: Të presim procesin gjyqësor

Pasi hodhi votën e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u deklarua për media, duke shprehur shpresën për një proces zgjedhor demokratik dhe me pjesëmarrje të gjerë qytetare.
“Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive. Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve”, tha Osmani.
Ajo shtoi se është e bindur se partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të siguruar stabilitet institucional në vend.

Lexo edheDosja AKSHI, Rama reagon për herë të parë për hetimin e SPAK: Të presim procesin gjyqësor
“Jam e bindur se të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione stabile”, u shpreh presidentja Osmani.