Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen
dp

Lexo edheArben Gashi: Është bindja ime absolute që alternativa më e mirë politike është Lidhja Demokratike

Osmani theksoi se mesazhi i Prizrenit në momente vendimtare është se shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen. Ajo porositi se këto zgjedhje janë vendimtare për drejtimin e vendit.
“Republika forcohet kur institucionet bashkëpunojnë, kur respektojnë njëra-tjetrën dhe kur secila e kryen rolin e vet kushtetues me dinjitet dhe përgjegjësi. Vendi jonë nuk forcohet kur një institucion tenton ta zëvendësojë tjetrin”.
Sipas saj, sa më demokratik të jetë një shtet, aq më shumë respektohet mendimi ndryshe dhe ka më pak nevojë për armiq të brendshëm.

Lexo edheArben Gashi: Është bindja ime absolute që alternativa më e mirë politike është Lidhja Demokratike
“Le të japim mesazhin se Republika e Kosovës është më e madhe se çdo parti, më e madhe se çdo mandat dhe më e madhe se çdo interes i ngushtë politik”, përfundoi ajo.