Osmani nga Austria: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
dp

Lexo edhePolicia thotë se një 31 vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies së një trungu druri në një fshat të Komunës së Prishtinës

Me këtë rast, e para e shtetit tha se është e rëndësishme që Kosova sa më shpejt të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Është e rëndësishme të ecim përpara shpejt në përparësitë strategjike, e që është anëtarësimi në NATO, pasi sa më shumë territore që janë në NATO në Ballkanin Perëndimor aq më të sigurta janë ato territore, por në të njëjtën kohë edhe për shkak të kontributit që mund t’u japim aleancave si në aspektin e njerëzve, ashtu edhe në atë të mbrojtjes”, ka thënë Osmani.
Me këtë rast shefja e shtetit tha se Kosova është duke fuqizuar fushën e mbrojtës sa i përket armatimit por edhe ushtarëve.

Lexo edhePolicia thotë se një 31 vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies së një trungu druri në një fshat të Komunës së Prishtinës
“Ne po punojmë shumë në industrinë tonë të mbrojtjes dhe madje kemi edhe njerëz të aftë për këtë. Për vendet që ende kanë sfida sigurie, është shumë e rëndësishme që brezi i ri të edukohet vazhdimisht se si liria nuk është kurrë e garantuar dhe nuk është e dhënë. Demokracia nuk është kurrë e garantuar dhe kurrë e dhënë. Këto janë vlera ndaj të cilave duhet të luftoni”, vazhdoi ajo.
Osmani foli edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe mbështetjen e aleatëve për të ndalur gjenocidin në vend.