Policia thotë se një 31 vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies së një trungu druri në një fshat të Komunës së Prishtinës
dp

Lexo edheArrestohen tre të mitur për vjedhjen e një veture në Mitrovicë

Një 31-vjeçar ka vdekur pasi i ka rënë një trung druri në komunën e Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.
Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.

Lexo edheArrestohen tre të mitur për vjedhjen e një veture në Mitrovicë
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana. /Gazeta Express